Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se me Federatën e Futbollit të Kosovës kanë filluar bisedimet për zgjerimin e kapaciteteve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Komuna e Prishtinës ka filluar diskutimet me Federatën e Futbollit të Kosovës për zgjerimin e kapaciteteve në stadiumin Fadil Vokrri, në tribunat lindjes, veriut dhe jugut. Gjatë javëve në vijim do të bëjmë analizat e nevojshme për të vlerësuar mundësitë që të kemi deri në 20 mijë ulëse në stadiumin e qytetit “- tha Ahmeti.
Ahmeti poashtu tregoi se po vazhdojnë edhe punimet për ndërtimin e stadiumit të ri në Hajvali.
“Po ashtu, punimet kanë vazhduar në stadiumin e ri në Hajvali të cilat në bashkëpunim me Federaten dhe financim nga UEFA do të jetë stadium i shkëlqyeshëm për disa nga ndeshjet e kategorive të ndryshme të përfaqëseuses së Kosovës në futboll “- theksoi Ahmeti.
Ai ndër të tjera tha se futbolli në Kosovë ka të ardhme të ndritur.
“Po ashtu, punimet kanë vazhduar në stadiumin e ri në Hajvali të cilat në bashkëpunim me Federaten dhe financim nga UEFA do të jetë stadium i shkëlqyeshëm për disa nga ndeshjet e kategorive të ndryshme të përfaqëseuses së Kosovës në futboll “- tha Ahmeti.