Almeda Abazi është aktore dhe modele e njohur në Turqi. Shqiptarja është e martuar me aktorin e famshëm turk Tolgahan Sayisman, i cili tek ne njihet më mirë në rolin e Cënarit.
Cifti së fundmi janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Efehan.
Almeda së fundmi postoi në instagram një fotografi familjare, ku shihen ajo bashkë me Tolgan dhe djalin e tyre. Almeda nuk e lëshon nga duart djalin, ndërsa Tolga ka zgjatur duart për të përqafuar të dy.
Ata duken një familje mjaft e lumtur.