Live

Cakaj: Na duhet një platformë kombëtare për politikë të jashtme

23:30 / 31 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Ushtruesi i detyrës së Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, në emisionin Pressing në T7 ka folur për rëndësinë e shtetit shqiptar në dialogun e Kosovës me Serbinë.

Cakaj po ashtu ka thënë se politikat e Lëvizjes Vetëvendosje me qeverinë në Shqipëri përputhen kur vjen puna e politikës së shqiptarëve.

“Me Vetëvendosjen na bashkon parimi i faktorizimit të kombit shqiptar në rajon”, ka thënë Cakaj.

“Na duhet një platformë kombëtare për politikë të jashtme”

Tutje ai thotë se Shqipëria duhet të ketë rolin e saj në dialogun e Kosovës me Serbinë, por pa u anashkaluar asesi shteti i Kosovës. Për këtë ai përmend dy parime.

“E para është që Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve. Ata nuk pyetën se prej nga vijnë shqiptarët por kryen makabre mbi kombin tonë. Mbi 500 mijë shqiptarë të Kosovës ishin në Shqipëri gjatë kohës së luftës”, thotë ai.

“E dyta është se Shqipëria ka pasur rolin e vetë në instrumente të ndryshme në luftën me Serbinë dhe krijimin e UÇK’së” 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...