Manchester City nuk dëshiron ta shesë sulmuesin Raheem Sterling.
Sipas mediave angleze, City nuk dëshiron ta zëvendësojë Raheem Sterling për Gareth Bale plus 70 milionë euro.
Arsyeja e kësaj është që anglezi po kalon në formë të shkëlqyer, andaj dëshirojnë që vlera e lojtarit të vazhdojë të rritet.
Sterling vjet nënshkroi kontratën e re me gjigantin anglez, gjë që e ka bërë një ndër lojtarët më të paguar në klub.
24-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2023, transmeton KosovaLive.
Sterling për momentin ka arritur të shënojë 7 gola dhe të bëj një asistim në kampionatin anglez.