Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e PSG kanë kërkuar që Vinicus Jr. të jetë pjesë e qfarëdo marrëveshje mes klubeve për të dërguar brazilianin Neymar në Madrid.
Gjatë ditës së sotme, në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe gazeta Marca, sipas së cilës thuhet se përveç Vinicus nga drejtori sportiv Leonardo është kërkuar dhe “Topi i artë” Luka Modric.
Për superstarin Neymar e interesuar është dhe Barcelona e cila akoma nuk ka arritur të bindë Parisienët me ofertat e deritashme.