Cristiano Ronaldo ka lënë stadiumin e Juventusit para se të përfundonte përballja me Milanin, pasi ishte nervozuar me zëvendësimin e tij.
Juventusi mposhti 1 me 0 Milanin në Serie A me golin e shënuar nga Paulo Dybala, i cili u fut në ndeshje në vend të Ronaldos në minutën e 55-të.
Portugezi u duk nervoz me vendimin e Maurizio Sarrit për ta larguar dhe u largua direkt në drejtim të tunelit, për të mos u ndalur në bankën rezervë.
Sipas “SkySport Italia”, CR7 madje ishte larguar nga stadiumi para se ndeshja të përfundonte.
Sarri kishte thënë se Ronaldo po ka problem me gjurin dhe kjo po e detyron ta zëvendësojë atë.