Live

Liverpooli bëhet klubi më i trofeshëm anglez pas fitimit të Superkupës

10:26 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Liverpool mbrëmë fitoi Superkupën evropiane, duke mposhtur Chelsean pas ekzekutimit të penatllitive.

Dy ekipet luajtën 2-2 për 120 minuta.

Kjo fitore e ngrit Liverpoolin në pozitën e parë të klubeve më të trofeshme angleze.

‘Të kuqët’ tashmë kanë 46 tituj në kabinetin e tyre, duke lënë prapa rivalët e tyre të përjetshëm, Manchester United që kanë 45 tituj.

Kjo është kupa e dytë për sivjet për Liverpoolin, pasi ata kanë triumfuar edhe në Ligën e Kampionëve.

Shpërndaje në

U Kopjua