Pas shumë përpjekjeve më në fund legjenda e basketbollit Michael Jordan ka arritur të bindë senzacionin Zion Ëilliamson të nënshkruaj kontratë me brendin e tij.
Në garë për nënshkrimin e zgjedhjës së parë të draftit të këtij viti në NBA ishin edhe kompani të tjera gjigante si Puma, Nike dhe Adidas.
“Lufta” për Ëilliamson ishte e zjarrtë dhe arriti deri aty sa shuma për nënshkrimin e lojtarit sa ofertat shkuan deri në 20 milion dollar, por në fund emri Jordan bëri të veten dhe kështu talenti i ri i NBA u bë dhe zyrtarisht pjesë e markës Jordan.
Aktualisht, në mesin e “të famshmëve” që bëjnë pjesë e brendit Jordan janë dhe Kawhi Leonard, Blake Griffin dhe Russell Westbrok.