Futbollisti i Liverpoolit Xherdan Shaqiri ka bërë të ditur se nuk ka marrë ofertë nga Galatasaray.
Lojtari i cili dje fitoi superkupën me “Të Kuqtë”, njoftoi se nuk ka patur dicka zyrtare për kalimin në Turqi.
“Galatasaray deri më tani nuk ka bërë asnjë ofertë për mua. Turqia është një vend ku ia vlen të jetohet. Ka interesim të madh për futbollin dhe ka ekipe kualitative”, ka deklaruar Shaqiri.
“Por, jam i lumtur që luajë në Ligën Premier. Natyrisht, nuk e di çfarë do të na sjell e ardhmja. Për momentin jam këtu, jam pjesë e Liverpoolit”, pohoi Shaqiri pas ndeshjes me Chelsean mbrëmë.