Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twiter” ka deklaruar se pajtohet me nevojën për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë, por kjo duhet të bëhet pa kushte ndaj Kosovës.
Haradinaj ka shkruar se dialogu duhet të zhvillohet pa kushte dhe shtyrje të mëtutjeshme.
“Qeveria ia ka prezantuar QUNIT-it dhe Bashkimit Evropian draft-marrëveshjen me Serbinë ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. E ripërsëris, dialogu pa kushte, pa shtyrje”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, përfaqësuesit e shteteve anëtare të vendeve të QUINT-it (ShBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia), përmes një letre të hapur, kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta heqin taksën për mallrat e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, si dhe kanë bërë thirrje për rikthim në procesin e ndërprerë të dialogut në Bruksel. QUINT-i, po ashtu i ka bërë thirrje edhe Serbisë që të rikthehet në procesin e dialogut, si dhe ndërprerje të menjëhershme të fushatës për heqjen e njohjeve ndaj Kosovës