Filmi më i ri nga Pixar, Toy Story 4 ka arritur të fitojë 1 miliard dollarë duke u bërë filmi i gjashtë me më së shumti fitime gjatë vitit 2019.
Pjesën më të madhe të fitimeve e mbajnë Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja ku ky film i animuar ka arritur të grumbullojë mbi 420 milion euro, teksa në kontinentet e tjera të botës Toy Story 4 ka arritur të grumbulloj rreth 580 milion dollarë.
Kështu “Historia e Lodrave” futet në shoqërinë 1 miliard dollarëshe të përbërë nga filma të tjerë si: Aladdin, Spider-Man, Captain Marvel, Lion King e Avengers: Endgame.Attachments area