Live

Arsenali kërkon turkun Soyuncu

12:28 / 15 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Qendërmbrojtësi Caglar Soyuncu pritet të jetë përforcimi i parë i Arsenalit gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë raportuar mediumet angleze të premten.

Mësohet se Arsenali tashmë ka kontaktuar Leicesterin që kërkon rreth 50 milionë euro dëmshpërblim për ta lënë të lirë 23-vjeçarin.

Soyuncu para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Leicesterit nga Freiburgu për 21 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Ai këtë edicion ka 12 paraqitje në Premier League dhe një gol të realizuar. Ai po kërkohet me ngulm nga Arsenali që edhe më herët kishte shprehur interesim për shërbimet e tij, pasi e sheh si përforcim të duhur për mbrojtjen. Soyuncu ka edhe 28 ndeshje dhe një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Turqisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...