Live

Sot kujtohet legjenda e rokut Elvis Presley, në përvjetorin e vdekjes së tij!

11:23 / 16 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Më 16 gusht 1977, bota humbi  legjendën muzikore, Elvis Presley, i cili ndërroi jetë në moshën 42 vjeçare.

Fansat e Elvis Presley që mbajnë qirinj të ndezur po vizitojnë varrin e ikonës së rrokut në Graceland gjatë vigjiljes vjetore që përkujton vdekjen e tij 42 vjet më parë.

Admiruesit e Presley nga e gjithë bota shkojnë në Memfis çdo vit për të nderuar jetën dhe karrierën e tij gjatë të ashtuquajturës “Java e  Elvis”.

Lindur në Tupelo të Mississippis më 8 janar 1935, Elvis filloi një karrierë si muzikant pastaj u transferua në Memphis, duke u bërë më pas ikonë e përjetshme e muzikës.

Edhe pas vdekjes së tij zëri i tij unik dëgjohet akoma në këngë dhe filma të ndryshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua