Live

Klosi ”Nuk është në traditën tonë të konflikti me miqtë”

14:45 / 16 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ministri i Turizimit në Shqipëri Blendi Klosi,sot në mëngjes ka vizituar me lule në dorë familjen e cila dje u sulmua në Himarë nga pronari i restaorantit.

Ai në rrjetin social Facebook, është shprehur se “ konflikti në Himarë,nuk është në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve”. 

Gjatë vizitës së tij ai kishte biseduar me familjen Galdon dhe kishte bërë disa fotografi nga takimi me ata.

Përfaqësuesi i familjes Galdon vlerësoi reagimin e autoriteteve dhe interesimin e tyre,duke konsideruar se një person nuk e përfaqëson një vend të tërë.

Shpërndaje në

U Kopjua