Live

Promovohet libri që u kushtohet më shumë se 1 400 fëmijëve të vrarë në luftë

14:35 / 18 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës u promovua libri “Fëmijët martirë të Kosovës 1981-1999”, të autorëve Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana.

Ky libër u kushtohet më shumë se 1 400 fëmijëve martirë të Kosovës, të vrarë e të masakruar nga forcat serbe në periudhën e viteve 1981-1999, raporton Ekonomia Online.

Para promovimit të librit fëmijët e martirëve të Kosovës sollën korin “Mos ua prishini lumturinë”.

Autori i librit, Nusret Pllana, deklaroi se ka familje që ende nuk e dinë se ku gjenden trupat e fëmijëve të tyre.

Sipas tij, fëmijët u masakruan nga vendi që as sot nuk e pranon peshën e krimit.

“Vrasja dhe masakrimi i fëmijëve është shuarja e familjes se tërë. Ka familje që iu ka mbetur vetëm një fëmijë, ka familje që ende nuk e dinë se ku gjenden trupat e fëmijës së tyre. Kjo përmasë tragjike u bë nga Serbia naziste dhe fashiste që nuk u trajtua asnjëherë në Këshillin Evropian. Fëmijët janë masakruar nga një vend i Evropës që as sot nuk mund ta pranoj peshën e këtij krimi. Kjo plagë e madhe e Kosovës nuk është shëruar as sot e kësaj dite”.

Pllana theksoi se fëmijët u vranë si “zogjtë e pulës” dhe Evropa vazhdon të heshtë.

“Andaj lexuesin këtij libri do të pyesin se çfarë kanë bërë kosovarët dhe institucionet, jo vetëm të kujtohen vetëm një ditë. Duhet të trajtohet si reagim i ndërgjegjes. Ne i rivramë ata me dorën tonë, pasi si institucione nuk i kemi përmendur kurrë dhe heshtja na kushtojë shumë shtrenjtë. Pas 20 vite çlirim akuzohen luftëtarët e UÇK-së. Ata u vranë sikur zogjtë pule e jo si krijesa njerëzore dhe Evropa heshtë. Evropa shpik Gjykata Speciale për shqiptarët, por asnjëherë nuk nxori një për kriminelet që dëshironin të shuanin të ardhmen e vendit”, ka thënë Pllana.

FJALË KRYESORE:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...