Ismet Peja është këngëtari i vlerave dhe muzikës tradicionale shqiptare.
Sot ai është pritur nga kryeminstri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit me këtë rast i ka ndarë një mirënjohje artistit nga Gjakova, i cili tërë jetën ia kushtoi artit.
“Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes doajenin e muzikës shqiptare, Ismet Pejën, njeriu që tërë shekullin e tij jetësor ia kushtoi artit të këngës së mirëfilltë qytetare”.
“Njerëzit që i kanë dhënë vlerë identitetit tonë, e meritojnë nderimin dhe kujdesin më të lartë shoqëror dhe institucional”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë personale në Facebook teksa shihet krahas këngëtarit.
