Live

Këta janë lojtarët shqipëtar që luajnë gjatë ditës së sotme!

11:14 / 17 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Futbollistët e përfaqësuesës së Kosovës dhe Shqipërisë por edhe ata që luajnë për shtetet e tjera kanë pushtuar skenat ndërkombëtare dhe shumë prej tyre do luajnë gjatë këtij vikendi.

Portjeri Aro Muriç do jetë titullar në takimin mes Nottingham Forest dhe Birmingham ku skuadra e tij nuk pritet ta ketë dhe aq të lehtë, në të njejtën kohë me Muriç e po ashtu në të njejtën ligë luan dhe Swasnea e Bersant Celinës që në këtë javë do përballet me Preston North End.

Kapiteni Granit Xhaka e hap Premier Ligën me Arsenalin e tij që ndeshet me Burnleyn, në një ndeshje ku nuk pritet të ketë minuta Shqipëtari tjetër Shkodran Mustafi teksa Xherdan Shaqiri do jetë në stol në takimin që Liverpool e zhvillon kundër Southampton e Albian Ajeti shpreson për minuta në takimin që skuadra e tij West Ham e zhvillon përballë Brighton.

Arban Abrashi për Freiburg, Rashica për Werder do jenë titullar në Bundesligë, teksa shanca të mira për të luajtur kanë dhe dyshja e Wolfsburg Mehmedi & Rexhbeçaj.

Në ligën e dytë Gjermane mesfushori Florent Muslija është i padiskutueshëm tek skuadra e Hannover 96.

Për fund, në Zvicërr do luajnë shumë Shqipëtar në raundin e parë të kupës ku do marrë pjesë dhe ekipi me bashkëkombasit tanë atje FC Iliria.

Shpërndaje në

U Kopjua