Live

Celta përcillet nga ‘mallkimi’, dështon të mposhtë Mallorcan si vendës

21:58 / 15 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Futbollistët e Getafe shënuan sot fitore kundër Valladolid me rezultat 2:0, derisa Mallorca nxori një pikë në udhëtim kundër Celta Vigos, në kuadër të javës 17 të La Ligës.

Getafe po luan edhe një sezon të mirë në të cilin realizuan tetë fitore dhe gjashtë barazime në pjesën vjeshtore të kampionatit, që është e mjaftueshme për 30 pikë dhe vendin e katërt në tabelë.

Cucurrela në minutën 36 dhe Angel Rodriguez në minutën 82 ishin autorët e golave për Getafe, e cila arriti fitore kundër Valladolidit jo edhe aq të fortë, i cili ndodhet në pozitën 15 me 19 pikë.

Në ndeshjen tjetër, e cila ishte në programin e ditës së sotme, Celta Vigo dhe Malorca barazuan 2:2.

Rafinha solli vendësit në epërsi me golin e shënuar në minutën 20, ndërsa mysafirët barazuan 13 minuta më vonë përmes Sevilla nga penalltia. Jago Aspas në minutën 49 nga penalltia solli serish vendësit në epërsi.

Mallorca në minutën 78 mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi me karton të kuq u ndëshkua Raillo Arenas, por kjo nuk i pengoi mysafirët të barazojnë pesë minuta më vonë përmes Ante Budimir.

Celta Vigo në këtë mënyrë vazhdon serinë e dështimeve si vendës përballë Mallorca, ndaj të cilës fitoren e fundit e ka shënuar vetëm në vitin 2006, transmeton KosovaPress.

Sot luajnë edhe Espanyol – Betis, Sevilla – Villarreal, Valencia – Real Madrid.

Dje: 

Granada – Levante 1:2 (0:0) 

Sociedad – Barcelona 2:2 (1:1) 

Athletic B. – Eibar 0:0 

Atletico M. – Osasuna 2:0 (0:0)

Të premten: 

Alaves – Leganes 1:1 (0:1)

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...