PRISHTINË | 18 DHJ 2019 | Nga KosovaLive
Sergio Ramos do të bëhet lojtari me më shumë paraqitje në histori të El Clasico nëse luan sot (e mërkurë) mbrëma në Camp Nou.
Kapiteni i Real Madridit do të luajë El Clasicon e 43-të në karrierën e tij, duke tejkaluar rekordin aktual të 42 paraqitjeve që ai ndan me legjendat si Manuel Sanchis, Paco Gento dhe Xavi Hernandez.
Ky do të jetë rekordi i dytë i madh që Ramos ka thyer në hapësirën e disa muajve pasi parakaloi Iker Casillas si lojtari me më shumë paraqitje te Spanja.
El Clasico e parë e Ramosit erdhi në nëntor të vitit 2005 në një ndeshje që pa Ronaldinho të ‘copëtonte’ Real Madridin, duke bërë tifozët në Bernabeu ta duartrokasin atë.
Rekordi i përgjithshëm i mbrojtësit spanjoll në El Clasico është 13 fitore, nëntë barazime dhe 20 humbje në 42 ndeshje deri më tani.
Në ato 13 fitore, katër kanë ardhur në finale të kupave – finalet e 2011 dhe 2014 të Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës më 2012 dhe 2018.
Ramos ka shënuar vetëm një gol ndaj Barcelonës, dhe ai gol ishte një goditje me kokë në Camp Nou në sezonin 2006/07 kur një i ri si Lionel Messi shënoi një het-trik në barazim 3-3.
Megjithëse, angazhimi i tij është i padiskutueshëm, disiplina e Ramos nuk ka qenë gjithmonë e lartë në El Clasico, pasi ka marrë 18 kartonë të verdhë dhe pesë kartonë të kuq kundër Barcelonës në karrierën e tij.
Ramos ka veshur shiritin e kapitenin në 11 El Clasico deri më tani, ndërsa homologu i tij të mërkurën është gjithashtu një yll i këtyre ndeshjeve.
Messi ka luajtur 41 El Clasico në karrierën e tij deri më tani, duke fituar 19 sosh, duke barazuar 10 dhe duke humbur 12.
Real Madridi është edhe kundërshtari i tij i katërt i preferuar, pasi argjentinasi ka shënuar 26 herë kundër Los Blancos, me vetëm Sevilla , Atletico Madrid dhe Valencia që janë më të ‘preferuara’ për t’i shënuar.