Live

Distria Krasniqi e pa fat në gjysëm-finale!

12:54 / 25 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Distria Krasniqi nuk i’a ka dalur të arrijë finalen e Kampionatit Botëror të Judos pasi është mposhtur me Ippon nga Japonezja Tonaki pak sekonda para se të mbyllej dueli mes tyre.

Krasniqi arriti me meritë deri në gjysëm-finale duke fituar 3 sfida tejet të vështira por në ndeshjen vendimtare ajo u dominua nga numri një i botës për këtë kategori Tonaki.

Tonaki do luftojë për medaljen e artë kundër sensacionit Ukrainas Bilodil, ndërsa Distria do të ndeshet për medaljen e bronztë kundër Spanjollës Martinez.

Shpërndaje në

U Kopjua