Live

Abraham: Asnjëherë nuk ndalova së besuari në vete

15:56 / 26 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Sulmuesi i Chelseas, Tammy Abraham, ka thënë se gjithmonë ka pasur besim në vetvete.

Pasi shënoj golin e fitores në ndeshjen ndaj Norwich Cityt, fansat kanë filluar ta duan, i cili humbi penalltinë në finalen e Superkupës ndaj Liverpoolit.

Pas ndeshjes, 21-vjeçari ka thënë se do të gjejë formën e duhur, transmeton KosovaPress.

“Gjithmonë kam besuar në vetvete. E di që nuk luajta mirë në fillim të sezonit, por kjo gjë nuk ka pasur ndikim. Kam shënuar dy gola dhe do të vazhdoj të shënoj. Ky është futboll. Duhet ta shijoj sa me shumë të mundem. Nuk është një karrierë e gjatë, andaj kur fillon të luash duhet të japësh me të mirën dhe ta shijosh”, deklaroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua