Live

A do të jetë në garë për kryetar të LDK-së? – Murtezaj: Gjithçka është e mundur

18:53 / 03 Mars 2025

Nga Kosova Live

Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka përjashtuar mundësinë për të kandiduar për kryetar të kësaj partie.

Ai ka thënë se gjithçka është e mundur, sidomos nëse e ndien se po cenohen vlerat rugoviane: liria dhe demokracia.

“Shpeshsherë njerëzit edhe kanë thënë, që është e vërtetë, se a do të jem unë ndonjëherë në garë për kryetarin e LDK-së? Gjithçka është e mundur, sidomos nëse shihet që konturat, kornizat e lirisë dhe demokraicës, që është kopshti rugovian, Volteri ka thënë: Ne duhet ta kultivojmë kopshtin. Dhe unë nuk jam Volteri, por jam volterian dhe rugovian. Kur cenohen ato, unë bëhem rebeli i Albert Kamysë”, ka thënë Murtezaj në DPT Te Fidani në Klan Kosova.

Shpërndaje në

U Kopjua