Live

A do të luaj Pedri në El Clasico? Seanca e sotme i ka ndërruar planet

15:35 / 17 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kur gjithçka tregonte se Pedri González ishte gati të rishfaqej këtë të dielë në El Clasico në Camp Nou, disa shqetësime në seancën e kësaj të premte ia kanë prishur rikuperimin.

Pedri nuk arriti të përfundonte seancën e sotme dhe përfundimisht duket se mesfushori do të humbas El Clasicon e të dielës.

Tani ai do të ketë edhe dy javë përpara për të parë rikthimin e mundshëm gjatë muajit prill.

Sfida e radhës për Pedrin do të jetë rehabilitimi për takimin e 5 prillit kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës.

Pedri pritet që sot të njoftoj edhe largimin nga lista e Spanjës.

Shpërndaje në

U Kopjua