Live

A është Tuna sërish shtatëzënë? Kjo foto ngjall dyshime

09:08 / 20 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Tuna Sejdi  është ndër këngëtaret më të njohura për publikun shqiptar.

Përvec  që është një artiste e kompletuar, Tuna shpesh përflitet edhe për jetën e saj.

Qëkur u martua me Patris Berishën, Tuna shprehet më e rezervuar sa i përket jetës private.

Megjithatë kjo nuk i ndalon fansat të krijojnë spekulime për jetën  e saj. Thashethemi i fundit që flitet për të është shtatëzania e re.

 Në një fotografi të postuar nga vetë këngëtarja barku i saj duket më i rrumbullakët se zakonisht.

Por akoma nuk ka  ndonjë konfirmim nga ajo apo Patrisi nësë ata do të bëhen prindër sërish.

Ndryshe albumi i fundit i këngëtares rezultoi një hit i vërtetë, transmeton Kosova.live

Shpërndaje në

U Kopjua