Live

A po largohet Ermal Mamaqi nga Klani?

17:04 / 20 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kohëve të fundit u përfol shumë se moderatori Ermal Mamaqi do të largohet nga televizioni TV Klan.

Kështu do të linte edhe emisionin  e shumë shikuar “Xing me Ermalin”.

Ermali ka folur këtë të enjte për herë të parë lidhur me këto lajme i ftuar në emisionin “Treshat”.


“A do vazhdojë ‘Xing me Ermalin’ sezonin e ardhshëm?”, e pyeti Bora ndërsa Ermali iu përgjigj: “Do vazhdojë patjetër, besoj”.

“Do të vazhdojë në Klan?”, e pyeti Bora.

“Po, besoj, patjetër në Klan”, iu përgjigj Ermali.

“Besoj, patjetër? Do të thotë mund të jetë edhe një gjë tjetër?”, vazhdoi Bora.

“Po, mund të jetë një gjë tjetër”, u përgjigj Ermali duke e lënë përgjigjen evazive nëse do ndryshojë televizion apo sezonin e ri do sjellë një emision të ri

Ermali prap nuk u tregua i carte nëse emisioni do të vazhdojë të transmetohet në Klan apo në ndonjë format tjetër. Por megjithatë  duket që aktori dhe moderator shume i dashur do të jetë prap pjesë e ekranit.

Shpërndaje në

U Kopjua