Live

Abdixhiku akuza Kurtit për ofertën ndaj Baljes: S’mund edhe t’i akuzosh për Serbinë edhe t’u ofrosh ministri?!

21:40 / 14 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka goditur kryeministrin në detyrë Albin Kurtin rreth votes së deputetes Duda Balje.

Ai ia ka kujtuar Kurtit qysh aludonte e jepte akuza për lidhje me Serbinë, e sot sipas Abdixhikut, i ka ofruar post ministror, transmeton klankosova.tv.

”Nuk mundesh edhe të akuzosh për bashkëpunim me Serbinë e t’i rrezikosh deputetët minoratorë të Kosovës, e në anën tjetër t’ju ofrosh ministri? Kjo është bazike. Mesazhi im për ta është të mbajnë duart hapur”, tha ai në RTV Dukagjini.

Shpërndaje në

U Kopjua