Live

Abdixhiku godet Vetëvendosjen: Ata që komunikojnë me mesazhe me Listën Serbe nuk duhet të flasin

13:52 / 15 Prill 2025

Nga Kosova Live

Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, disa nga deputetët u kapën teksa komunikonin me mesazhe, duke u koordinuar rreth mënyrës së votimit për kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë e re.

Lidhur me këto mesazhe ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai në një prononcim para mediave e ka goditur partinë fituese, Lëvizjen Vetëvendosje, për koordimin me Listën Serbe, për vota.

“Dhe dua të them një gjë shumë të thjeshtë. Ata që komunikojnë me mesazhe për bërjen e votave nga Lista Serbe për qeverinë e ardhshme më së paku duhet të flasin për këto koordinime”, deklaroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua