Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar 26-vjetorin e bombardimeve të NATO-s.
Ai ka thënë se kjo datë është fundament i lirisë dhe shtetësisë tonë.
Postimi i LDK-së:
Mesazhi i kryetarit Lumir Abdixhiku në 26 vjetorin e intervenimit ushtarak të NATO-s:
“24 marsi i vitit 1999, na kujton momentumin e ri të Kosovës në përpjekjen e saj shekullore për liri, e po ashtu dhe përfundimin e vuajtjeve të popullit të shtypur në Kosovë. Kjo datë e intervenimit ushtarak të NATO-s shënon një momentum të ri për Kosovën e për përpjekjen shekullore për liri, i cili hapi shtegun e lirisë dhe në fund të pavarësisë së vendit.
Prandaj, qytetarët e Republikës së Kosovës i mbesin gjithmonë mirënjohës botës perëndimore, SHBA-së me aleat, që përmes NATO-s dhanë shpresën, që populli e priti me vite.
Këtë ditë duhet ta kujtojmë sot e përherë, sepse 24 marsi i vitit 1999 është fundament i lirisë, e shtetësisë sonë. Mbi dy dekada më pas, përpjekja për të ndërtuar shtetin e Kosovës, shtet të drejtë, të fortë, të dinjitetshëm vazhdon. Sot vajzat e djemtë e Kosovës në uniformë ushtrojnë misione paqëruajtëse nëpër botë; dhe kjo në vete nderon të gjithë burrat e gratë e vendit dhe jashtë, që kanë bërë të mundur që 24 marsi të ndodhë.
Dhe, përtej intervenimit ushtarak kundër regjimit gjenocidialt ë Serbisë, 24 marsi është datë e lindjes së një aleance të re, e njëlidhje të natyrshme bindjesh dhe jo interesash – aspiratat ndaj të cilës, populli i Kosovë i kishte shprehur, i shprehë dhe do t’i shprehë në vazhdimësi. Në fjalë të Presidentit Rugova, “Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me SHBA” ishte më shumë se qëllim; ishte udhërrëfim. Këtë udhërrëfim e ndjekim sot dhe ne.
Jemi përjetësisht mirënjohës!”