Live

Abdixhiku nga Spanja: Kosova po lulëzon – është koha që Evropa ta njohë plotësisht!

18:30 / 29 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, iu drejtua liderëve evropianë në hapjen e Kongresit të Partive Popullore Evropiane (EPP), duke kërkuar njohje të plotë për Kosovën nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, përfshirë Spanjën.

Në një fjalim të fuqishëm, ai theksoi përparimin demokratik të vendit dhe sfidat që ende vijnë nga qasja agresive e Serbisë.

“Kosova nuk kërkon favore, por ofron besim – në demokraci, paqe dhe në ëndrrën evropiane,” u shpreh Abdixhiku, duke bërë thirrje për përshpejtimin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian

Shpërndaje në

U Kopjua