Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhku ka bërë pronocimin për media, pas takimit pesë-orësh të këtij subjekti politik.
Abdixhiku bëri të ditur se në këtë takim u diskutua për procesin zgjedhor të 9 shkurtit, si dhe për rezultatet e LDK-së në këto zgjedhje, transmeton Klankosova.tv.
“Diskutuam për procesin zgjedhor, rezultatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku vlerësuam se ky rezultat i siguron 20 mandate të ardhshme të LDK-së në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës. Është një rritje e mbarë dhe e mirë, dhe i jep stabilitet politik LDK-së për t’i vazhduar reformat, dhe për të vazhduar ndryshimin e zëshëm që LDK-ja do ta ketë”, tha ai.
Tutje, i pari i LDK-së tha se kjo parti vlerëson vlerësimin e qytetarëve, si dhe kupton mesazhin e tyre.
“Vlerësojmë vlerësimin e qytetarëve ndaj nesh, e kuptojmë mesazhin e tyre”, deklaroi ai.