Live

Abdixhiku s’i ndal takimet me struktura, thotë se zgjerimi partiak po përcillet edhe me zgjerim organizativ

12:16 / 21 Mars 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se mbrëmë në Arbëri kanë përurua hapësirat e reja të degës së katërt në Prishtinë.

“Mbrëmë, në lagjen Arbëria të Prishtinës, mes shumë miqve e kontribuuesve nga orët e para të Lidhjes e deri më sot, përuruam hapësirat e reja të Degës së 4-të në Kryeqytet.”

Ai ka thënë se riorganizimi në terren dhe zgjerimi partiak po përcillet edhe me zgjerim organizativ.

“Riorganizimi ynë në terren e zgjerimi ynë partiak po përcillet edhe me zgjerim organizativ; prandaj mbrëmë, në këtë degë kishim festë. Hapësirat tona nuk janë vetëm vendtakime statike strukturash, ato para së gjithash janë pikëtakime e pikëpërfundime të ditëve me përplot aktivitet. Mbi të gjitha, hapësirat si këto janë dhe ftesa të hapura për qytetarët e Prishtinës me të cilët duam të komunikojmë më afër e më drejtë për pikëpamjet e tyre dhe për ‘Rrugën e Re’.”

Shpërndaje në

U Kopjua