Live

Abdixhiku uron Fitër Bajramin nga BIK

11:27 / 30 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Bashkësia Islame e Kosovës uroi të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

Ai uroi që populli i Kosovës të jetë përherë solidarë si gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Në emër të gjithë Lidhjes Demokratike të Kosovës i urova të gjithë besimtarët. Ne shpresojmë që vlerat e muajit të shenjtë të Ramazanit të jenë vlera njerëzore të popullit të Kosovës gjatë gjithë kohës. Përherë të kujdesemi për njëri – tjetrin, le të jemi më solidarë më njëri tjetrin dhe t’iu dalim në ndihmë gjithë atyre në nevojë”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv

Bashkësia Islame e Kosovës sikurse edhe viteve të më hershme organizoi pritje për liderët politikë, të cilët u pritën nga myftiu Naim Tërnava. 

Shpërndaje në

U Kopjua