Live

Ademi me një urim të veçantë për Rrahmanin: Ditëlindjen e 30-të shpresoj ta festosh si i kualifikuar në Euro 2024

22:20 / 24 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Amir Rrahamni sot ka një ditë të veçantë. Ai po feston sot 29-vjetorin e e lindjes.

Ylli i Kombëtares së Kosovës po kalon formë të jashtëzakonshme te Napoli ku është në rrugë të mirë të shpallet edhe kampion në Serie A, shkruan Demokracia.com.

Rrahmani në mesin e shumë urimeve, sot ka marrë një urim të veçantë edhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Shpresoj që ditëlindjen e 30-të ta festosh si i kualifikuar në Euro 2024”, ka shkruar mes tjerat numri një i FFK-së, Agim Ademi.

Shpërndaje në

U Kopjua