Live

Adoleshenti fiton 3 milion dollar në Fortnite

16:36 / 29 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kohëve të fundit loja Fortnite është bërë top lojë në mbarë botën.

Një adoleshent amerikan së fundmi ka fituar 3 milion dollar në kampionatin e Fortnite të mbajtur në stadiumin Arthur Ashe në Neë York.

Dy britanike 15 respektivisht 14 vjec zunë vendin e dytë dhe të tretë.

Kyle Giersdorf, i njohuar online si Bugha, është parë duke buzëqeshur dhe duke tundur kokën para turmës, që ka nisur të duartrokasë kur është përmendur emri i tij si fitues. Ai i ka thënë BBC-së se dëshiron të kursejë pjesën më të madhe të shumës së fituar, transmeton REL.

Gara finale është përshkruar nga komentuesit si “fitore qesharake”, pasi fituesi është parë me buzëqeshje në fytyrë teksa ka mposhtur rivalët.

Kjo ngjarje është konsideruar si moment shumë i madh në industrinë e lojërave online, që synon të kthehet në gjigant miliarda dollarësh në vitin 2019.

Megjithatë, ky rekord pritet të tejkalohet sërish në një ngjarje tjetër të organizuar në muajin gusht, me titullin, The International.

Në finalen e lojës Fortnite kanë marrë pjesë 100 lojtarë, që kanë garuar në ekrane kompjuterike masive.

Rreth 40 milionë lojtarë kanë tentuar të kryejnë kualifikimet gjatë 10 javëve të garës online.

Në këtë garë janë përfaqësuar 30 kombe, 70 lojtarë kanë qenë nga Shtetet e Bashkuara, 14 nga Franca dhe 11 nga Mbretëria e Bashkuar.

Në lojë përfshihen 100 lojtarë, të cilët futen në një ishull, ku duhet të gjejnë armë, të ndërtojnë struktura dhe të eliminojnë njëri-tjetrin, derisa një lojtar të arrijë cakun.

Kjo lojë ka të regjistruar 200 milionë lojtarë në gjithë botën dhe mund të shkarkohet falas, mirëpo garuesit më pas mund të shpenzojnë të holla në blerje brenda lojërave.

Lojtarët mund të luajnë vetëm, si pjesë e një ekipi prej katër apo 20 personave, me shokë apo persona që nuk i njohin.

Muajin e kaluar, krijuesit e këtij aplikacioni janë pyetur nga ligjvënësit nëse kompania që ka zhvilluar atë, Epic Games, ka bërë mjaftueshëm për të verifikuar moshën e lojtarëve apo ka inkurajuar përdoruesit që të pushojnë pas një periudhe të gjatë të lojës.

Në muajin prill, Duka i Sussex-it ka kërkuar që kjo lojë të ndalohet, pasi sipas tij është menduar për të “krijuar varësi”.

Këshilltar ligjor i kompanisë, Epic Games, Canon Pence, u ka thënë ligjvënësve se stafi është “dekurajuar” nga komentet e Princit Harry.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...