Live

Adrola Dushi: Jemi 10 milionë shqiptarë, bashkë mund të bëjmë mrekullira

11:27 / 28 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Modelja e njohur nga Shqipëria, Adrola Dushi, këto ditë ka qenë tejet aktive në rrjete sociale, duke iu bërë thirrje për ndihmë e më së shumti për bashkim në këtë periudhë të vështirë të popullit shqiptar.

Ish-miss Shqipëria së bashku me modelen Xhesika Berberi ishin ndër personazhet e para që kanë ndërmarrë nismën e një fushate për të ardhur në ndihmë këtyre personave.

“Ju lutemi të ndihmojmë Shqipërinë në këtë krize shkatërruese. Tre donacionet më të larta do të kenë mundësinë të takohen me familjët në nevojë dhe të jenë pjesë e procesit e vendimarrjes së bashku me Xhesika Berberin dhe Adrola Dushin. Ndihma juaj do të jetë inkurajuese për të gjithë! Ne nuk mund të presim për t’i ofruar atyre në nevojë komfortin që ju nevojitet. Kjo fatkeqësi Nuk mund të anashkalohet”, ka shkruar në njërin postim Adrola.

Shpërndaje në

U Kopjua