Live

Agron Shala: Dëshira për t’u bërë aktor, lindi gjatë studimeve

21:00 / 07 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

I ftuari i radhës në emisionin “MUZË” nga gazetarja Vahide Zejnullahu, ishte aktori Kosovar, Agron Shala. Ai rrëfen momentin kur vendosi të futej në profesionin e aktrimit.

“Dëshira ka lind kur erdha në studime në Prishtinë, si dëshirë ka gërry gjithmonë apo ka gërmu tek une por kur erdha në Prishtinë u bë vendosja definitivisht qe me i hy këtij rrugëtimi”, tha Shala.

Madje ai gjatë intervistës tregoi se sa e rëndësishme është gjetja e profesionit në jetën e gjithsecilit.

“Ndoshta për gjeneratat e reja është interesante me e nda rrugëtimin tim sepse është e rëndësishme. Mendoj që në jetë 2-3 gjetje janë me rëndësi, një prej tyne është edhe profesioni që e përzgjedh sepse është një martesë që e ki për tërë kohën. Kur ndjen knaqësi për fushën që e ke përzgjedh mendoj që është rehatia apo plotësimi i gjithsecilit”, shtoi Shala./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua