Live

Agron Shala tregon se çfarë e bënë krenar: Jemi lodh pak prej kësaj krenarisë prej pas luftës e tutje

21:12 / 07 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

I ftuari i radhës në emisionin “MUZË” nga gazetarja Vahide Zejnullahu, ishte aktori Kosovar, Agron Shala. Ai rrëfen momentin kur vendosi të futej në profesionin e aktrimit. Gjatë intervistës aktori i njohur tregoi se sa është i kënaqur me artin në Kosovë dhe çfarë e bënë atë krenar gjatë gjithë karrierës.

“Nga vet fakti që vazhdoj me qenë pjesë e kinematografisë, teatrit, serialeve është një krenari. Nuk mendoj që kemi shumë hapësir me ia dhënë malit atje por mendoj që kjo dëshmon që ti je ndje i plotësuar në një vend ku është vështirë me u ndje i plotësum për shkak të politikave të dobëta sa i përket kulturës dhe për shkak të mundësive të vogla.

Ai tregon disa prej momenteve gjatë karrierës që e bëjnë krenar.

“Në momentin që filmat shkojnë në festival të kategorisë A, B ose teatrot e shfaqjet vlerësohen të bëjnë të ndihesh krenar. Kjo flet që ti pasi që ke qëndru ende në këtë fushë ka diçka që të plotëson por nuk them që wow ndodhi mrekullia”, tha Shala.

“Jemi lodh pak prej kësaj krenarisë prej pas luftës e tutje na hyni fort në qejf krenar për atë e këtë, je i thirrur për diçka grahi e puno fort dhe prap thuaj pak po punoj”. /Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua