Live

Ahmeti: Anulojini votat nga Serbia, s’ka të bëj me Limajn, LDK apo VV por me dinjitetin e shtetit

16:02 / 07 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Analisti  Arben Ahmeti ka reaguar pas publikimit të rezultateve nga ana KQZ, ku ka kërkuar anulimin e votave të ardhura nga Serbia, ai  tha se kërkesa e anulimit të 5 mijë votave nga Serbia nuk ka të bëj me Limajn as me VV-në e as me LDK-në.

Sipas tij nuk është e vërtetë që Serbia ka votuar gjithmonë në këtë formë, ai tha se ka pasur manipulime edhe në zgjedhjte e mëhershme por që ka pasur një ndërmjetsuese siç është OSBE.

Ky është postimi i plotë:

Nuk eshte e vertete qe gjithmone keshtu eshte votuar nga Serbia. Ka pasur manipulime edhe ne zgjehdjet e mehershme por atehere ka pasur nje ndermjetueses ne grumbullimin e tyre OSBE.

Ne zgjedhjet e vetme ku nuk pati OSBE nuk pati nevoje per manipulim nga Serbia. Sepse ishte vetem nje subjekt serb qe garonte. Vetem Lista Serbe.

Keto ishin zgjedhjet e vetme kur disa politikan te guximshem nga radhet e serbeve te Kosoves kandiduan dhe i bene karshillek serioz listes.

Ne deshtuam t’i mbrojme ata dhe t’i japim dicka elementare si gara e drejte.

I lame nen presion dhe viktima te votave te kontaminuara e te organizuara sipas tekeve te Gjuriqit.

Kerkesa per anulimin e 5 mije votave nga Serbia nuk ka te beje me Limajn, as VV-ne e as LDK-ne. Ka te beje me dinjitetin e shtetit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...