Live

Aksident i rëndë në Ferizaj: Lëndohen katër persona

20:22 / 25 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Gerlicë të Ferizajt, ku një veturë është përplasur rëndë me një kamionetë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet relevante, përfshirë dhe zjarrfikësit.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ku tha se në aksident janë përfshirë dy automjet, ndërkaq katë eprosna kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas Veselit, njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK pasi gjendja e tij është më e rëndë.

“Në rrugën Varosh – Gerlicë rreth orës 17:00 në Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njëri prej të lënduarve, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transportuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Njësitë e trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli.

Shpërndaje në

U Kopjua