Një aksident mes dy veturave në fshatin Gllarevë la të lënduar dy persona.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 07:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar ne QMF-Klinë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.