Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Jashanicë të Klinës, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jashanicë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lendime trupore i njejti është dërguar në QMF- Klinë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.