Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Drenoc të Klinës.
Në këtë aksident ishin të përfshirë një traktor dhe një veturë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmua zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.