Live

Aksident mes tre veturave në magjistralen Pejë – Mitrovicë, pesë persona të lënduar

19:23 / 28 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur mes tri veturave magjistralen Pejë – Mitrovicë.

Aksidenti ka ndodhur në në magjistralen Pejë – Mitrovicë, rreth orës 15:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Bëhet e ditur se të lënduarit pas tretmanit janë liruar për në shtëpi.

“Të lënduarit janë dërguar për tretman në spitalin rajonal të Pejës dhe pas marrjes së tretmanit janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes janë dalë njërsitë relevante dhe e kane kryer shikimin e vendit te ngjarjes”, tha Gashi.

Shpërndaje në

U Kopjua