Live

Aksident mes tri veturash në Ulpianë, s’dihet për të lënduar

16:10 / 23 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes është e pranishme edhe policia.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident, ndërkohë Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

Shpërndaje në

U Kopjua