Live

Aksidenti ku vdiq mërgimtari, arrestohet dhe ndalohet shoferi i dyshuar

10:09 / 18 Prill 2025

Nga Kosova Live

I dyshuari për aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në Drenas në mes të një motoçiklete dhe një automjeti ka përfunduar në prangat e Policisë.

Nga Policia kanë bërë me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje, nën dyshimet se shkaktoi aksidentin  në fshatin Terstenik të Drenasit.

Si pasojë e aksidentit, mërgimtari Aldion Mulaj mbeti i vdekur, ndërsa miku i tij pësoi lëndime trupore, njofton Klankosova.tv.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete, ku përveç dëmeve materiale drejtuesi i motorit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar drejtuesi i veturës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

Shpërndaje në

U Kopjua