Një aksident i ndodhur mes dy veturave në Sllatinë ka shkaktuar kolona të gjatë në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar fotografi në të cilën shihet një numër i madh i veturave teksa presin në kolona.
Nga ky aksidenti, Klan Kosova merr vesh se ka edhe të lënduar, megjithatë jemi në pritje të detajeve nga Policia e Kosovës.