Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka bërë një aksion simbolik, i vetëm, në hyrje të objektit të Qeverisë së Kosovës, në kundërshtim të vendimit për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike.
Me një sprej me ngjyrë të bardhë, ai mbuloi xhamat dhe shkallët e hyrjes së objektit më mbishkrimin “16 %”, shifër kjo të cilën qytetarët do të duhet të paguajnë më shtrenjtë nga ky muaj.
“Mashtrimi nuk duhet të normalizohet, rritja e çmimit të energjisë e bën jetën e shtrenjtë”, shkroi Abazi në postim.