Live

Aksioni i policisë në Gjakovë dhe Prizren, Haradinaj: Ata që ikën të turpëruar më 1999, s’kanë vend në Kosovë

19:33 / 06 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka ndaluar dhe shoqëruar dje dhe sot disa pelegrinë serbë në Gjakovë dhe Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Për rastin ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se “ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye.

Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot. Nuk u lëkundën dhe nuk na zhgënjyen asnjëherë. Rritja e pagave, dyfishimi i tyre, nuk është vetëm kërkesë, është detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua