Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ndaj gjashtë të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar për dhunimin, trafikimin si dhe kryerjen e shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit me iniciale K.B.
Në njoftimin e lëshuar, prokuroria thotë se të pandehurit A.K., M.Q., dhe R.K., akuzohen për kryerjen e veprës penale “trafikim me njerëz”.
Ndërsa, të pandehurit E.B., dhe M.Q., akuzohen për kryerjen e veprës penale “dhunimi”.
Ndër tjera, të pandehurit A.Q., dhe H.Z., akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që gjashtë të pandehurit të i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit”, thuhet në njoftim.