Live

Aktori Agron Shala: Teatrin, filmin, serialin nuk mund t’i ndaj, seriali “Rrushe” pritet të vazhdoj

20:47 / 07 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

I ftuari i radhës në emisionin “MUZË” nga gazetarja Vahide Zejnullahu, ishte aktori Kosovar, Agron Shala. Ai rrëfen momentin kur vendosi të futej në profesionin e aktrimit. Gjatë intervistës aktori i njohur përvojat e tij në teatër, serial dhe film.

“Është e vështirë me i nda këto sepse secila e kanë magjinë e tyre pa të cilën magji unë nuk do të isha këtu. Tek teatri e çmoj shumë procesin e provave ai është ai është proces i krijimit”, tha Agron Shala.

Aktori i njohur tregon që seriali ‘Rrushe’ pritet të vazhdoj dhe se në këtë serial është ndje shumë mirë.

“Te serialet e kam nda një përvoj të mirë me serialin “Rrushe” e cila e ka përmbyll punën e vet më 20 pjesë që ka shku në formatin film-serial, po pritet që me vazhdu tutje por edhe ajo përvoj është fantastike”, u shpreh aktori.

Tutje aktori kosovar, Agron Shala vazhdoki duke treguar përvojat e tij në seriale tjera.

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...